Iris reagon pas eleminimit nga “Love Island”, djemtë dhe vajzat e vilës komentojnë largimin e saj

Iris reagon pas eleminimit nga “Love Island”, djemtë dhe vajzat e vilës komentojnë largimin e saj

Mbrëmjen e djeshme Iris u largua nga “Love Island Albania” pasi rezultoi të ishte një konkurentet më pak të pëlqyerat nga publiku së bashku me Sofielën.

Ishin djemtë e vilës ata që vendosën në mënyrë unanime ta largonin nga vila e dashurisë Irisin, teksa një intervistë ekskluzive pas spektaklit, ajo tregoi shkurt për të ka qenë një eksperiencë e bukur.

“Kam kaluar shumë bukur në vilë dhe shpresoj që çdo njeri ta kalojnë një herë në jetë këtë eksperiencë, e cila është e mbushur me plot emocione dhe ndjenja të ndryshme,” është shprehur Iris pas eleminimit, ndërsa një mendim për largimin e saj e patën edhe vajzat e tjera:

Sofiela:“Kanë kuptuar vërtet që jam për të gjetur dashurinë këtu dhe më kanë dhënë edhe një shanc.”

Xhoana:“Qëndrimi në shtëpi duhet të ishte për Irisin.”

Artemis:“Ka takuar të gjithë djemtë dhe nuk ka gjetur njërin që të qëndronte dhe të krijonte diçka me të, kjo është arsyeja pse është larguar.”

Po djemtë? Ata u shprehën kështu: 

Salioni:“S’po them diçka që ajo bëri por që faktin që ajo më ka respektuar I kam kthyer respektin mbrapsht.”

Everaldo: “Iris ka pasur më shumë mundësi që të tregojë vetveten dhe nuk e ka bërë.”

Aleksandros:“Çunat zgjodhën Sofielën para Irisit, ndërkohë që asnjë nga djemtë nuk rrinte me Sofielën.”

Salioni:” Irisi kishte ardhur për të bërë qejf, Sofiela ka ardhur për të gjetur dashurinë.”

Haris:“Doja që të qëndronte Iris, pasi mendoja se mund të kishte diçka me Aleksandrosin”.

Glen: “Nëse nuk je këtu për dashurinë duhet të ikësh.“

Related Articles