Ish-ambasadori në Japoni: Shinzo Abe ka qenë shumë miqësor me Kosovën

Ish-ambasadori në Japoni: Shinzo Abe ka qenë shumë miqësor me Kosovën

Leon Malazogu, ish-ambasador i Kosovës në Japoni ka folur për tragjedinë e sotme në Japoni, ku pas një atentati me armë zjarri ka vdekur ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe.

Malazogu ka thënë se Abe ka qenë shumë miqësor me Kosovën, derisa ka kujtuar edhe veprimet konkrete të Shinzo Abes për thellimin e kësaj miqësie.

Ish-ambasadori kosovar ka thënë se Abe ishte kujdesuar personalisht për të udhëzuar disa deputetë që kishin më së shumti peshë në Japnoni që të bëheshin pjesë e grupit të miqësisë me Kosovën.

Malazogu ka thënë se Abe kishte organizuar pritje për Kosovën sikur për të gjitha shtetet e tjera, edhe në ngjarjen kur ishin ftuar mbi 150 delegacione në kohën kur ishte emëruar perandori i ri.

“Kryeministri Abe ka qenë miqësor ndaj Kosovës. Gjatë mandatit të tij Japonia ka pësuar zhvillim të hovshëm dhe ishin thelluar raportet mes Japonisë dhe Kosovës. Ka pasur një zhvillim shumë të madh të raporteve.

Na ka trajtuar njëjtë me të gjithë vendet tjera. Edhe kur ishin 150 delegacione gjatë emërimit të perandorit të ri.

I ka udhëzuar deputetët më me peshë që të jenë në grupin e miqësisë me Kosovën”, ka theksuar ish-ambasadori.

“Ka qenë kryeministri më jetëgjatë në historinë e Japonisë moderne. Ka lënë një vulë të pashlyeshme të drejtimit që ka marrë Japonia”, ka thënë Malazogu.

Related Articles