TRAGJIKE: Një i vdekur dhe një i lënduar nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë – Skënderaj

TRAGJIKE: Një i vdekur dhe një i lënduar nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë – Skënderaj

Një person ka mbetur i vdekur dhe një i lënduar nga një aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë – Skënderaj, shkruan Gazeta Enigma.

Gazeta Enigma kishte raportuar më herët për këtë aksident të rëndë i cili ka ndodhur rreth orës 13:50.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar për GAZETËN Enigma, se si pasoj e këtij aksidenti ka mbetur i vdekur një 66-vjeçar dhe një tjetër ka pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar në Sptialin Rajonal të Mitrovicës së Jugut.

“Ne segmentin rrugor Skenderaj – Mitrovice, ne fshatin Lushte, sot rreth ores 13: 50 është raportuar për një aksident trafiku, ku si pasoj e lëndimeve një person D.O., 66 vjeçar ka humbur jetën dhe nje tjetër ka pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar ne Spitalin Rajonal  Mitrovice Jugu”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për Gazetën Enigma.

Related Articles