Ish-avokati amerikan e pranon se ka vjedhur miliona për drogë

Ish-avokati amerikan e pranon se ka vjedhur miliona për drogë

Pasardhësi i një dinastie ligjore dikur të fuqishme të Karolinës së Jugut, që tani përballet me akuza për vrasje, ka pranuar se ka vjedhur 3.6 milion dollarë në një vit të vetëm.

Prokurorët pretendojnë se Alex Murdaugh, 54 vjeç, vrau gruan dhe djalin e tij si pjesë e një mashtrimi për të mbuluar krimet e tij.

Ndërsa ai mohon çdo përfshirje në vdekjen e tyre, ka pranuar vjedhjen për të ushqyer një varësi të fuqishme ndaj drogës.

Në kulmin e tij, ai tha se merrte deri në 3,000 mg opiate në ditë.

Gruaja e Murdaugh, 52-vjeçarja Maggie, dhe djali 22-vjeç Paul, u qëlluan për vdekje në pronën e gjuetisë së familjes në qershor të vitit 2021. Prokurorët besojnë se Murdaugh i vrau për të fshehur vjedhjet milionëshe.

Ai përballet me 30 vjet deri në burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor për vrasjet.

Në ditën e dytë të një marrjeje në pyetje gjithnjë e më konfrontuese në një sallë gjyqi në Karolinën e Jugut, Murdaugh pranoi vjedhjen nga klientët dhe njerëzit që ai “i donte dhe kujdesej”, megjithëse nënvlerësoi sugjerimin e prokurorit Creighton Waters se ai po përballej me vështirësi financiare në ditët para vdekjes së gruas dhe djalit të tij.

Krimet, tha ai, e lejuan atë të financonte një varësi ndaj opiateve që e panë të merrte deri në 60 pilula në ditë, e që arrinin në 50,000 dollarë në javë. Në gjykatë, ai përshkroi simptoma të dhimbshme të tërheqjes kur u përpoq të ndalonte përdorimin e drogës.

“Ka pasur ditë që kam marrë më shumë se kaq”, shtoi ai. “Opiatet më dhanë energji… çdo gjë që bëja, e bënte më interesante”.

Related Articles