Kanadaja premton katër tanke të reja Leopard 2

Kanadaja premton katër tanke të reja Leopard 2

Kryeministri kanadez Justin Trudeau sonte konfirmoi se do të dorëzojë katër tanke të tjera Leopard 2 në Ukrainë.

Ai tha gjithashtu se Kanadaja do të dërgojë një automjet rikuperimi të blinduar dhe 5000 fishekë në përvjetorin e parë të luftës.

Në një deklaratë, Trudeau njoftoi një raund të ri sanksionesh ndaj individëve dhe subjekteve të lidhura me Rusinë, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Këtu përfshihen 129 individë dhe 63 subjekte, duke përfshirë zëvendëskryeministra të Rusisë dhe zyrtarë të tjerë.

Related Articles