Ish-deputeti Berisha i quan naive deklaratat e presidentes Osmani për prodhimin e dronëve dhe municioneve

Ish-deputeti Berisha i quan naive deklaratat e presidentes Osmani për prodhimin e dronëve dhe municioneve

Ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka kritikuar ashpër deklaratat e presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti , lidhur me prodhimin e municioneve dhe dronëve në Kosovë. Ai e ka cilësuar këtë gjuhë si “spekulative” dhe “të pa mençur”, duke theksuar se ajo shpesh arrin deri në nivelin e naivitetit dhe injorancës.

‘’Gjuha e presidentes, kryeministrit dhe ministrit të linjës është spekulative dhe e pa mençur, shpesh deri në nivelin e naivitetit dhe injorancës’’, tha Berisha.

Sipas Berishës, nëse këta zyrtarë mendojnë se hapja e një filiali privat të një fabrike turke për prodhimin e municioneve, e cila do të operojë kryesisht për tregun e brendshëm, do të forcojë realisht sistemin e sigurisë dhe mbrojtjes së Kosovës, atëherë kjo është një mendësi po aq naive sa dhe deklarata e ministrit të Mbrojtjes, i cili kishte thënë se “nuk na duhet KFOR-i” për t’u përballur me Serbinë.

Related Articles