Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajazitaj ka folur për Gjykatën Speciale dhe shqetësimet që janë ngjallur pasi kjo e fundit përfshiu Policinë e Kosovës në një reagim.
Pajaziti ka thënë se nuk kishin shumë mundësi zgjedhje, kur iu kërkua të votohet Gjykata Speciale dhe se ishte një vendim nga lidershipi që kjo të votohet.
“Ka patur debat të brendshëm edhe atëherë kur është votuar gjykata, i kemi patur këto shqetësime që i kemi sot por nuk kemi patur shumë zgjidhje. Ka qenë vendim i lidershqipit që një gjykatë e tillë duhet të votohet“, tha Pajaziti në Context, përcjellë Gazeta “Enigma”.
“Shqetësimet tona janë se a është kjo gjykatë jo politike, vendimi i fundit për Policinë na bën të dyshojmë për veprimet e mëtutjeshme të kësaj gjykate”, shtoi ish-ministri.
Pajaziti ka kritikuar edhe neglizhencën e Qeverisë sa i përket garancisë institucionale.
“Ka një reagim të plogshtë të qeverisë dhe kjo është shqetësuese. Mbrojtja ka nevojë nga një letër për mbrojtjen e tyre. Nuk kemi një qëndrim të qartë, të qartë të qeverisë”, tha ndër të tjerash Zenun Pajaziti./Gazeta “Enigma”/