Ish-drejtori i Shërbimeve Publike në Gjilan me raki në ministri

Ish-drejtori i Shërbimeve Publike në Gjilan me raki në ministri

Ishdrejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Gjilanit, Naser Korça, ka publikuar një imazh brenda Ministrisë se Administrimit të Pushtetit Lokal, teksa shihet me kolegët e tij duke pirë alkool, raporton Gazeta “Enigma”.

Siç njofton një qytetar, udhëheqësi i Logjistikës në Ministrinë në fjalë, Naser Korça, ka pirë pije alkoolike së bashku me kolegët e tij.

Nuk dihet nëse rakinë në fjalë e kanë pirë për t’u nxerë duke kursyer energji elektrike, apo e kanë pirë për t’u dëfryer. Për çdo rast, ne iu themi “Ju bëftë mirë!” punonjësve në fjalë.

Por, Sipas Rregullares 04/2011 për procedurën disiplinore në shërbim civil, neni 6 në radhët e shkeljeve të rënda serizoe në paragrafin 1.9 raportohet se ndalon pirjen e alkoolit në zyre.

Sidoqoftë, besohet se kjo rregullore është përpiluar në kohën kur nuk kemi pasur probleme me energji elektrike.

/Gazeta Enigma/

Related Articles