Ish-gjenerali shqiptar flet për këngët e ushtarëve serbë

Ish-gjenerali shqiptar flet për këngët e ushtarëve serbë

Ish-Gjenerali shqiptar, Dritan Demiraj, ka reaguar pasi një video e ushtarëve serbë në Rashkë u bë virale. Ushtarët këndonin këngë për marshim në Kosovë, para Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic. Këngët që ata këndonin kishin kuptim pezhorativ për banorët shqiptarë të Kosovës.

Për këtë Demiraj, që ka shërbyer në misione ndërkombëtare edhe në Lindje të Mesme dhe ka qenë pjesë e manovrave të NATO-s, ka reaguar me një status të gjatë në Facebook.

“Këto sjellje të papërgjegjshme në prani të presidentit të “moderuar” dhe “perëndimor” Vuçiç duhet të jenë një këmbanë alarmi për SHBA-të dhe BE-në”, ka shkruar Demiraj.

Në fund të shkrimit të tij ai ka drejtuar disa fjalë kryeministrit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

“Edhe ti vetë e di mirë që në Kosovë sta mban të futesh për shumë arsye që unë nuk dua ti permend këtu ne FB. Pse i gënjen dhe i nxit milicët dhe xhandarët e tu? A mos vallë mendon se ata i kanë harruar fotot e shumë kolegëve të tyre që kanë rënë në Kosovë?”, ka përfunduar ai.

Postimi i plotë:

Related Articles