Ish-gjyqtari, Murtezi: Po çuditem me Gramos Shalën, ka marrë vendimin për penallti dhe nuk e ndryshoi vendimin pas shikimit në VAR

Ish-gjyqtari, Murtezi: Po çuditem me Gramos Shalën, ka marrë vendimin për penallti dhe nuk e ndryshoi vendimin pas shikimit në VAR

Java e fundit në Superligën e Kosovës në futboll ka sjellë polemika të shumta për ndarjen e drejtësisë.

Në ndeshjen e zhvilluar në Podujevë mes Llapit dhe Gjilanit ka ndodhur një episod në fund të ndeshjes me të cilën janë duke vazhduar diskutimet e shumta edhe pas ndeshjes.

Shkak është bërë një penallti e akorduar nga gjyqtari Gramos Shala, penallti që ndikoi direkt në rezultat.

Shala së pari e akordoi penalltinë edhe pse në media shihet që gjyqtari nuk e kishte pamjen e duhur për ta akorduar penalltinë. Më pas gjyqtarët e VAR-it e kanë ftuar Shalën për ta shikuar në monitor dhe korrigjuar gabimin, por në fund Shala ‘vendosi’ vet duke e bërë gabimin edhe më të rëndë.

Në debatet sportive që u bënë mbrëmë të gjithë njëzëri ishin që në këtë rast Shala ia kishte ‘falur’ penalltinë Llapit.

Ish-gjyqtari, Shpëtim Murtezi në emisionin “Kampionët”, jep mendimin e tij për rastin diskutabil në Podujevë.

“Nuk kishte të bëj fare me penalti, ky rast nuk e përmbush asnjë kriter për të qenë një penalti, ky është mendimi im” – tha ai.

Tutje, ai thotë se është çuditur me këtë vendim të Gramos Shalës.

“Po çuditem me Gramos Shalën, ka marrë vendimin për penalti, u ftua nga VAR-i, mirëpo pas pesë minutash i mbeti besnik vendimit të tij, që është totalisht gabim” – përfundoi ai.

Related Articles