Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zyrtarizuar tashmë edhe kandidaturën për Komunën e Pejës, raporton Gazeta “Enigma”.
Këshilli drejtues i AAK-së ka votuar për Rrustem Berishën, ish-ministrin e Mbrojtjes dhe ish-komandatin e Koshares.
Lajmin e ka bërë të ditur në Facebook, zyrtari i AAK-së, Arbër Tolaj.
“Sot, Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-Dega në Pejë, me vota unanime zgjodhi kandidatin për Kryetar të Komunës së Pejës”, shkroi ai.