Ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, aplikojnë për të votuar në zgjedhjet e 17 tetorit

Ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, aplikojnë për të votuar në zgjedhjet e 17 tetorit

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj e Salih Mustafa të cilët janë duke u mbajtur në Hagë, kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Elezi, tha se si institucion, gjatë periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, e cila është zhvilluar nga 10 Korriku deri më 18 Gusht, kanë pranuar shtatë aplikime nga shtatë shtetasit tanë që aktualisht ndodhen në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara.

“Mund t’iu konfirmoj se gjatë periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, e cila është zhvilluar nga 10 korriku deri më 18 gusht, kemi pranuar aplikimet nga 7 shtetasit e Republikës së Kosovës që aktualisht ndodhen në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë”, tha Elezi, për FrontOnline

Sipas tij, sa i përket pjesëmarrjes ose jo në votim nga jashtë vendit, për këtë rast mund të dihet më vonë.

“Pjesëmarrja në votim përmes postës e një votuesi nga jashtë vendit mund të dihet në një fazë të mëvonshme”, përfundi Elezi. /Gazeta Enigma.

Related Articles