Deputeti nga LDK-ja Avdullah Hoti tha se është kërkesë legjitime falja e gjobave për qytetarët dhe bizneset gjatë kohës së pandemisë, raporton Gazeta Enigma.
“Është një kërkesë krejt legjitime, në një situatë normale asnjëherë nuk do ta mbështesja faljen borxheve”.
“Gjendja ekonomike në Kosovë është kthyer siç ka qenë para se të hynim në pandemi”.
Ish-kryeministri Hoti ka përmendur edhe dy faktorët që kanë ndikuar në përgjysmimin e rënies ekonomike gjatë vitit 2020.
“Unë mendoj që janë dy faktorë që duhet t’i theksojmë qartë. E para është një pako shumë gjeneroze ekonomike e filluar në qeverinë ‘Kurti I’, e zhvilluar në qeverinë e kaluar. E di që kemi arritur të mobilizojmë rreth 800 milionë euro për ekonominë”.
“Ne kemi arritur që të përgjysmojmë rënien ekonomike për vitin 2020. Poashtu edhe remitancat e mërgimtareve janë dy faktorët që kanë ndikuar në përgjysmimin e rënies ekonomike gjatë vitit 2020”./Gazeta Enigma/