Ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut: Vendimin për hapjen e Urës së Ibrit mund ta marrin vetëm serbët

Ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut: Vendimin për hapjen e Urës së Ibrit mund ta marrin vetëm serbët

Ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq,  ka deklaruar se vendimin për hapjen e urës në Ibër mund ta marrin vetëm serbët.

“Askush përveç nesh nuk mund ta marrë atë vendim!”, tha Radojeviq në Instagram.

Ai kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit në nëntor të vitit të kaluar, pasi serbët vendosën të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës, shkruan Tanjug.

Nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës ka dalë pro vendimit të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut për hapjen e urës mbi Ibër ka dalë Qeveria e Kosovës.

Sipas qeverisë, paragrafi i parë i nenit 35 të Kushtetutës garanton lëvizjen e lirë të qytetarëve në çdo vend.

Related Articles