Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Rama – Hajrizi ka të kursyera në bankë mbi 6 milionë euro

Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Rama – Hajrizi ka të kursyera në bankë mbi 6 milionë euro

Ish kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Arta Rama-Hajrizi, del të ketë një shumë të madhe parash të deponuara nëpër banka.

Rama-Hajrizi në formularin e deklarimit të pasurisë për vitin 2021, në cilësinë e kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ka deklaruar se ka të kursyera në njërën bankë 6,311,984.00 euro. Kurse në një bankë tjetër, ajo posedon 3 mijë. Para të gatshme nëpër institucione financiare kanë edhe fëmijët e ish-kryetares e po ashtu edhe bashkëshorti.

Te pasuria e paluajtshme, Rama-Hajrizi ka deklaruar se ka një banesë në vlerë të 90 mijë eurove, po ashtu së bashku me bashkëshortin e saj ajo gëzon edhe tokë të trashëguar në vlerë të 50 mijë eurove, kurse disa ari tokë ajo ka deklaruar se ka blerë në vlerë të 97 mijë euro.

Ish kreu i Kushtetueses ka deklaruar se realizon pagë vjetore prej 42,908.88. Përndryshe, Rama – Hajrizi ka dorëzuar detyrën e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese më 25 qershor. Kryetare e Gjykatës Kushtetuese tashmë është zgjedhur Gresa Caka – Nimani.

Related Articles