Ish-kshilltari i Thaçit: Ka iniciative për marrëveshje të përkohshme Kosovë-Serbi, pa njohje reciproke

Ish-kshilltari i Thaçit: Ka iniciative për marrëveshje të përkohshme Kosovë-Serbi, pa njohje reciproke

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami, ka deklaruar se ekziston një dinamikë që është bartë prej Francës me mbështetjen e shteteve të tjera rreth procesit të dialogut.

“Nga informacionet që i kam, Gjermania nuk është në lojë se ka zgjedhje këtë vit, Amerika ia dorëzoi Brukselit këtë autoritet për dialog dhe tani ekziston ideja e shtyrë nga Franca por e mbështetur edhe nga Brukseli që të ketë një marrëveshje të përkohshme siç ka qenë ajo e Uashingtonit por është e dëmshme sepse flitet për një autonomi në veri për të drejtat më të mëdha të kishave për brenda në këmbim të njohjes nga Greqia dhe liberalizimit të vizave”.

Behrami tha se sa i përket sinjalit që nuk do të ketë liberalizim të vizave, sipas tij kjo është një taktikë e negocimit por përbrenda është duke u negociuar, duke u shprehur optimist se këto tema do të hapen në takimin e radhës, në Paris.

“Kemi parë këshilltarë të Macron të cilët kanë dërguar sinjalin që nuk do të ketë liberalizim të vizave, kjo është një taktikë e negocimit por përbrenda është duke u negociuar dhe besoj që në takimin e radhës i cili do të ndodhë në Paris, këto tema do të hapen. Në këtë lojë nuk është mirë të hyhet sepse marrëveshjet e përkohshme nuk sjellin stabilitet afatgjatë, nuk e zgjedhin problemin mes Kosovës dhe Serbisë, vetëm krijojnë iluzionë që është bërë diçka. Roli i Amerikës është dytësor nuk është kryesor, nuk është parësor siç ka qenë në të kaluarën, kemi humbur momentumet për dialog dhe tani ka iniciativa për arritjen e marrëveshjes jo për njohje reciproke sic ka qenë më herët por për marrëveshje të përkohshme”, tha Behrami.

Related Articles