Ish-lojtari i Manchester United bëhet prift

Ish-lojtari i Manchester United bëhet prift

Ish-lojtari i Manchester United, Philip Mulryne, është shuguruar si prift katolik. Ai u shugurua nga Kryepeshkopi Joseph Di Noia në një ceremoni të mbajtur në Dublin të Irlandës.

Mulryne ishte pjesë e skuadrës së Manchester United nën drejtimin e Sir Alex Ferguson. 39-vjeçari luajti një ndeshje në Premier League për Djajtë e Kuq përpara se të bashkohej me Norwich ku luajti 160 ndeshje në gjashtë vjet.

Në karrierën si futbollist, Mulryne kishte 27 paraqitje për Irlandën Veriore.

“Kisha jetë të lumtur si futbollist, por viteve të fundit ndjeja një lloj zbrazëtie. Fillova të kthehesha në meshë dhe fillova të falem përsëri rregullisht. Sapo gjeta një ndjenjë të vërtetë përmbushjeje me të” ka thënë ish-futbollisti për vendimin e tij.

Related Articles