Agim Ademi viziton gjyqtarët në seminarin e Durrësit, i inkurajon ta ruajnë integritetin dhe drejtësinë në futboll 

Agim Ademi viziton gjyqtarët në seminarin e Durrësit, i inkurajon ta ruajnë integritetin dhe drejtësinë në futboll 

Presidenti Agim Ademi, i cili po qëndron në Durrës, sot, ka vizituar gjyqtarët e futbollit kosovar të cilët po e mbajnë seminarin e radhës në prag të stinorit pranveror. Në fjalimin e tij, presidenti Ademi shprehu vlerësimin e tij për kontributin e gjyqtarëve në zhvillimin dhe rritjen e futbollit në Kosovë.

I pari i FFK-së vuri në pah rëndësinë e përgatitjes së mirë të gjyqtarëve, duke nënvizuar përgjegjësinë dhe rolin e tyre në promovimin e vlerave të futbollit. Ai inkurajoi gjyqtarët të ruajnë integritetin dhe drejtësinë në lojën e futbollit, duke theksuar se ata kanë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e mëtejme të cilësisë së garës.

Presidenti Ademi kërkoi nga gjyqtarët të jenë sa më vigjilentë gjatë ndeshjeve të stinorit pranveror dhe të kryejnë detyrën e tyre me profesionalizëm. Ai përmendi rëndësinë e sistemit VAR, duke theksuar se kjo teknologji ka ndihmuar në zvogëlimin e gabimeve dhe shtoi se do të ketë zero tolerancë për çdo lëshim të gjyqtarëve.

Related Articles