Ish-ministri i Brendshëm për hapjen e Urës së Ibrit: Nëse bëhet pa koordinim, do të ketë pasoja të paparashikueshme

Ish-ministri i Brendshëm për hapjen e Urës së Ibrit: Nëse bëhet pa koordinim, do të ketë pasoja të paparashikueshme

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka paralajmëruar pasoja për Kosovën nëse Ura e Ibrit hapet pa koordinim me ndërkombëtarët.

Ai ka vlerësuar se një veprim i tillë do t’i përshkallëzonte tensionet dhe pasojat do të ishin të parikuperueshme.

Gjatë një interviste në KTV, ai ka thënë se për këtë çështje Qeveria e Kosovës duhet të konsultohet me ndërkombëtarët.

“Qeveria e Kosovës duhet domosdoshmërisht që një vendim të tillë ta konsultojë me ndërkombëtarët dhe të krijohen parakushte që ura të hapet. Nëse një vendim i tillë merret pa koordinim, mund të përshkallëzojë tensionet me ndërkombëtarët dhe pasojat janë të paparashikueshme”, është shprehur ai.

Gashi ka përmendur edhe përgjegjësinë e KFOR-it në këtë fushë.

“Nëse vendimi i tillë nuk koordinohet me ndërkombëtarët, çështje e urës do të jetë komplekse dhe problematike. Neni 137 i Kushtetutës thotë se misioni i NATO-s ka përgjegjësi për sigurinë e përgjithshme të Kosovës dhe nëse ajo rrezikohet, në të gjitha planifikimet që kemi si Kosovë, është reaguesi i tretë. Ajo ka përgjegjësi për të ulë tensionet dhe institucionet e Kosovës nuk kanë kapacitete të përballen me një situatë hipotetikisht që krijohet si rezultat i tensioneve brendshme apo ndërhyrjes nga ndërkombëtarët”, ka thënë Gashi.

Related Articles