Ish ministri Zemaj: Zoti na ruajt nga ky virus i tmerrshëm

Ish ministri Zemaj: Zoti na ruajt nga ky virus i tmerrshëm

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se një ditë si e diela, me 36 të vdekur si pasojë e COVID-19, është dhimbje e madhe, raporton Gazeta “Enigma”.

Zemaj ka thënë përmes një statusi në “Facebook” se edhe po të ishte veç një ëndërr, do të ishte e frikshme ajo që është duke ndodhur sa i përket koronavirusit.

“Po të ishte veç një ëndërr do të ishte e frikshme, por është më shumë se aq, është e vërtetë; 36 shpirta të qytetarëve tanë ikën në përjetësi, 36 jetë u ndalën para kohe, 36 familje humbën më të dashurit e tyre, 36 kufoma do të barten për në banesen e fundit. Mijëra ëndrra dhe plane të 36 njerëzve tanë sot u shuan, ato do të zëvendësohen me mijëra lutje ndaj Zotit për shpirtin e tyre. Një ditë si kjo është shumë për ne. Është tepër. Është dhimbje e madhe. Është goditje në zemër. Zemra ime në këto çaste është me ata që ndërruan jetë, ndërsa shpirti im me familjet e tyre. Zoti na ruajt nga ky virus i tmerrshëm!”, ka shkruar Zemaj.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar shifrat me të larta të vdekjes së qytetarëve nga COVID-19. Sipas IKSHPK-së, 36 qytetar e humbën jetën si pasoj e pandemisë./Gazeta Enigma.

Related Articles