Ish-ministrja e Jashtme – Gërvalles: Takimi me homologun palestinez, dëmton marrëdhëniet e Kosovës me Izraelin

Ish-ministrja e Jashtme – Gërvalles: Takimi me homologun palestinez, dëmton marrëdhëniet e Kosovës me Izraelin

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar ndaj ministers të MPJD-së,Donika Gërvalla, për mos-transparencën e kësaj të fundit për një takim me homologun e saj palestinez në forumin e Antalyas.

Haradinaj-Stublla përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se një mos-transparencë e tillë dëmton marrëdhënien e re të Kosovës me Izraelin dhe interesat afatgjate të Kosovës për të siguruar njohje të reja në Lindjen e Mesme.

LEXO EDHE: Palestina kërkon që Kosova ta heqë ambasadën nga Jerusalemi

“Kosova përveç që ka punuar shumë për të ndërtuar marrëdhënie zyrtare diplomatike me Shtetin e Izraelit, ka bërë përpjekje të mëdha për të zbrapsur kampanjën ilegale të Serbisë për të penguar e dëmtuar njohjet ekzistuese dhe ato potenciale të Republikës së Kosovës”.

“Këtu, me vite të tëra tashmë dihet se është ndihmuar shumë nga autoritetet palestineze, duke shfrytëzuar lidhjen e tyre të ngushtë historike me disa shtete të Lindjes së Mesme. Mos të harrojmë se kjo kampanjë kishte ndodhur ende pa vendosur Kosova marrëdhënie diplomatike me Izraelin dhe ende pa vendosur për hapjen e ambasadës në Jerusalem”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Ajo ndër të tjera ka shtuar se Kosova nuk ka asnjë përgjegjësi morale ndaj Palestinës, dhe se ministrja Gërvalla nuk është dashur të ndihet në borxh duke e mbajtur larg publikut.

“MPJD duhet urgjentisht të sqarohet me një deklaratë publike në shqip dhe anglisht rreth takimit, temave, dhe pozicionit të Kosovës rreth asaj që ka deklaruar MPJ e autoriteteve palestineze pas takimit me Kosovën, për të riparuar dëmin tashmë të shkaktuar me Shtetin mik të Izraelit”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Related Articles