Para disa jave u raportua në media për një rast t dhunës në familje, ku viktima ishte ish-Miss Kosova, Drenusha Latifi.
Ajo kërkoi ndihmën e Policisë së Kosovës, ku edhe kishte denoncuar ish-bashkëshortin e saj, Atilla Kardesh, për dhunë fizike.
Kardesh fillimisht ishte arrestuar dhe më pas me urdhër të prokurorit ishte dërguar në mbajtje, por më pas ishte liruar.
E së fundi ka qenë vetë Latifi ajo e cila ka rrëfyer publikisht dhunën e përjetuar.
Më poshtë mund të shihni pamjet ku Latifi shfaqet me lëndime trupore të dukshme si pasojë e sulmeve nga ish-bashkëshorti.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.