Një ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës është arrestuar në Zubin-Potok për armëmbajtje pa leje.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur pjesë të uniformës policore dhe një armë me leje të skaduar, shkruan Gazeta Enigma.
Ish-pjesëtari i PK-së është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (ish pjesëtar i Policisë së Kosovës) pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe konfiskuar disa pjesë të uniformes së Policisë së Kosovës, si dhe një armë gjuetie me leje të skaduar me 50 copë fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./GazetaEnigma/