Ish-presidenti Bush e uron Donald Trumpin

Ish-presidenti Bush e uron Donald Trumpin

Ish-presidenti amerikan, George W. Bush, ka reaguar përmes një deklarate, ku e ka uruar ish-presidentin Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale të së martës.

Ai po ashtu e falënderoi presidentin Joe Biden dhe Kamala Harris për shërbimin e tyre, duke thënë se dalja e votuesve është “shenjë e shëndetit të republikës sonë dhe fuqisë së institucioneve tona demokratike”.

“E uroj Presidentin Trump në zgjedhjen e tij si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sikurse edhe Zëvendës Presidentin e zgjedhur, J.D. Vance dhe familjet e tyre”, tha Bushi

Bushi ka qenë kryesisht i heshtur gjatë fushatës së këtij viti, duke refuzuar të mbështesë publikisht kandidatët.

Related Articles