Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka bërë me dije se tashmë ka votuar.
“Unë hodha votën time në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Prishtinë dhe ju inkurajoj të gjithëve që të shfrytëzoni të drejtën tuaj për të votuar dhe të bëheni akterë aktivë të demokracisë lokale”.
“Nëse kthehemi prapa në histori dhe shikojmë kronologjinë e ndërtimit të demokracisë sonë, vërejmë se kurrë s’ka qenë më lehtë për të votuar”, është shprehur Jahjaga, transmeton Klankosova.tv.
“Vendoseni letërnjoftimin në xhep, maskën në fytyrë dhe nisuni drejt qendrës së votimit. Votoni sot për kryetarin të cilit dëshironi t’ia besoni mandatin për të qeverisur komunën tuaj në katër vitet e ardhshme”. /Gazeta Enigma.