Ish-trajneri i Milot Rashicës largohet nga klubi rus ende pa bërë debutimin

Ish-trajneri i Milot Rashicës largohet nga klubi rus ende pa bërë debutimin

Ish-trajneri i Milot Rashicës te Norwich, Daniel Farke është larguar nga drejtimi i klubit rus Krasnodar.

Vendimi i gjermanit erdhi një javë pasi Rusia vendosi të pushtonte Ukrainën. Ai ka shkëputur kontratën me Krasnodar-in me konsensus. Së bashku me të u larguan edhe tre ndihmësit.

Farke kishte vetëm shtatë javë në krye të stolit të Krasnodar-it. Mirëpo ai ende nuk kishte arritur të bënte debutimin. Kjo e ndikuar nga pushimet e dimrit, si dhe më pas nga mbyllja e aeroportit lokal për shkak të fillimit të luftës.

Më herët ishte larguar nga drejtimi i Lokomotiv Moskës trajneri, Markus Gisdol. Zëvendëstrajneri ukrainas i Dynamo Moskës, Andriy Voronin la gjithashtu postin në shenjë proteste për sulmet ndaj vendit të tij.

Portieri ukrainas, Yaroslav Hodzyur u largua nga klubi Ural Yekaterinburg. Ndërsa, këtë të enjte ndërpreu kontratën me Zenit-in mbrojtësi, Yaroslav Rakitskiy./Gazeta Enigma/

Related Articles