Përmbledhje e zhvillimeve të fundit në Ukrainë

Përmbledhje e zhvillimeve të fundit në Ukrainë

Forcat ruse kanë marrë kontrollin e qytetit të Khersonit në jug të Ukrainës, qyteti i parë i madh që u pushtua nga rusët.

Kryebashkiaku i qytetit të Mariupolit tha se trupat ruse kanë ndërprerë energjinë elektrike, ushqimin, ujin dhe ngrohjen.

Presidenti rus, Vladimir Putin i tha presidentit francez, Emmanuel Macron se Rusia do të demilitarizojë me sukses Ukrainën  dhe paralajmëroi se çdo përpjekje e Kievit për të vonuar negociatat do të rezultonte në shtimin e kërkesave të Moskës, raporton BBC, transmeton Gazeta Enigma.

Një raund i dytë bisedimesh ka filluar në Bjellorusi, mes Ukrainës dhe Rusisë, me Ukrainën që shpreson të sigurojë një kalim të sigurt për civilët që ikin nga lufta

Rusia përballet me një hetim për krime lufte pasi ushtria e saj u akuzua për bombardimin e civilëve.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se një luftë e tretë botërore do të ishte bërthamore, por ai thotë se kjo nuk është diçka që rusët po mendojnë.

Kievi mbetet nën kontrollin e qeverisë, megjithëse ka pasur disa shpërthime të mëdha./Gazeta Enigma/

Related Articles