Ai mban kodin WO4764, bëhet fjalë për dëshmitarin e 81-të i cili sot ka përfunduar dëshminë e tij në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ai u morrë në pyetje nga trupi gjykues dhe dëshmia e tij u dëgjua e tëra në sesion privat, njofton “Betimi për Drejtësi”, transmeton Gazeta Enigma.
Dëshmitari W04764 filloi dëshminë të martën. Sipas përmbledhjes së lexuar nga prokurorja Sarah Clanton, ky dëshmitar është ish-pjesëtar i UÇK-së.
Ndryshe, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III tha se do të bëjnë pushim për pak që t’i jepet mundësia ZPS-së që të bëjë përgatitjet për dëshmitarin e radhës. /Gazeta Enigma