Ish-zyrtari i Prishtinës godet keq presidentin e Dritës: Nuk mundesh me qenë anëtar i komitetit dhe president i klubit

Ish-zyrtari i Prishtinës godet keq presidentin e Dritës: Nuk mundesh me qenë anëtar i komitetit dhe president i klubit

Edhe zyrtarisht Agim Ademi do të jetë kandidati i vetëm për kryetar të FFK-së kjo pasi nuk ka kundërkandidat.

Federata e Futbollit e Kosovës sot ka njoftuar se Komisioni ka verifikuar nënshkrimet e depopnuara nga dy kandidatët për kryetar Agim Ademi dhe Gramoz Vokrri, derisa ky i fundit është konstatuar se nuk i ka nënshkrimet e nevojshme.

Ditë më parë, Flamur Bunjaku ka dhënë dorëheqje nga pozita e Anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të Federatës të Futbollit të Kosovës.

Bunjaku edhe pse ishte pjesë e Komitetit Ekzekutiv ka qenë edhe pronar e Klubit Futbollistik “Drita” nga Gjilani.

Për këtë ka reaguar edhe ish-zyrtari i FC Prishtinës, Avni Durmishi. Ai ka shkruar se nuk ka më që një pronar i klubit me qenë anëtar i komitetit, e me ble një portal sportiv me i bo shantazh klubeve rivale dhe gjyqtarëve.

“Nuk ka ma pronari i një klubi me qenë anëtar komiteti, e me pas njeriun e vet në delegim të gjyqtarëve, e me ble një portal sportiv e me i bo shantazh klubeve rivale, gjyqtarëve etj”, ka shkruan Durmishi.

“Nuk mundeni me kriju opinion publik duke i kap redaktorët e politikës nëpër media, sepse kush merret me futboll e din fort mire kush jeni dhe cka përfaqësoni ju”, vazhdoi Durmishi.

Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës do të mbahet më 6 prill. /Gazeta Enigma/

Related Articles