1 vit qeverisje, Kurti: Ishte vit i kthesës drejt zhvillimit

1 vit qeverisje, Kurti: Ishte vit i kthesës drejt zhvillimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për njëvjetorin e marrjes së mandatit qeverisës.

Ai tha se përgjatë këtij viti kanë naviguar nëpër kriza botërore, të cilat, sipas tij, kanë testuar jo vetëm aftësinë e tyre qeverisëse, por edhe qëndrueshmërinë shoqërore.

“S’ka dyshim se problemet që kemi trashëguar janë të mëdha e sfidat, të cilat i kemi përpara, janë edhe më të mëdha. Por ju na keni besuar ne që të bëjmë ndryshimin. E ky ishte vit i kthesës drejt zhvillimit”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook.

Ndër të tjera, Kurti tregoi se me mbledhjen e sotme, gjatë 365 ditëve, kanë mbajtur 68 mbledhje të qeverisë, 609 vendime dhe proceduar 132 projektligje, shifra këto që, sipas tij, janë më shumë sesa çdo qeveri tjetër paraprake në vitin e parë. /Gazeta Enigma/.

Related Articles