Ishte aksidentuar në qershor me motoçikletë, vdes burri nga Prishtina

Ishte aksidentuar në qershor me motoçikletë, vdes burri nga Prishtina

Policia ka njoftuar se ka vdekur në QKUK një burrë që ishte vetaksidentuar me motoçikletë në Prishtinë, më 7 qershor të këtij viti.

Ai ishte në tretman mjekësor që nga ajo kohë.

“Prishtinë / 07.06.2024 – 19:50.  Më datën e cekur ka ndodhur vet-aksident trafiku me lëndime trupore ku viktima mashkull kosovar gjersa ishte duke drejtuar motoqikletën është vet-aksidentuar. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe është dërguar në tretman mjekësor.  Më 24.06.2024 gjersa ishte në trajtim mjekësorë viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim. / Gazeta Enigma.

Related Articles