Një person pasi kishte qenë në kërkim policor, me veturë ka ikur në drejtim të Serbisë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 02:00, në pikë kalimin kufitar në Merdarë, Podujevë.
Tutje bëhet e ditur se është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale.
“I dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte qenë në kërkim policor me veturë ka ikur në drejtim të Serbisë. Është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale”, thuhet në raport. / Gazeta Enigma.