Ismaili: Kusari-Lila s’është kërcënu me armë që të flasë me Radoiçiqin

Ismaili: Kusari-Lila s’është kërcënu me armë që të flasë me Radoiçiqin

Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilën nuk e ka kërcënuar askush që të flasë me Milan Radoiçiqin.

Ai ka thënë se Kusari-Lila ka folur me dëshirë me të.

”Mimoza Kusari-Lila nuk është nën kërcënimin e ndonjë arme me bisedu me Milan Radojçiqin e as nuk është kidnapu me u dërgu në Veri me u dëgju”, ka thënë Ismaili.

Tutje, ai ka kritikuar qasjen e pushtetit në raport me mediat, duke thënë se mediat kritikuan edhe pushtetet kaluara.

”Çfarëdo lloj natyre e quajtur hibride për mediat e Kosovës, po janë po të njëjtat media që kane qenë pamëshirshëm ndaj çdo pushteti në kuptimin e problemeve apo aferave”, ka thënë Ismaili.

Në përgjimet e Kusari-Lilës, Uran Ismaili ishte quajtur “idiot patetik” nga shefja e grupit parlamentar të LVV-së.

Related Articles