Hoxha: Gjyqtari ishte skandaloz

Hoxha: Gjyqtari ishte skandaloz

Mbrojtësi i krahut të majtë i Gjilanit, Yll Hoxha, ka thënë se gjilanasit kanë luajtur lojë të mirë, por fati nuk ishte në anën e tyre.

Ai pas ndeshjes theksoi se për humbjen 2:0 në “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga Progres Niederkorni, rol pati edhe gjyqtari kryesor i ndeshjes.

“Realisht mund të them se kartoni i kuq ishte pika kyçe. Ne vazhduam në pjesën e parë fuqishëm por harxhuam shumë energji. Krijuam shumë raste. Mendoj se patëm tre raste por vetëm topi nuk hyri në portë. Dhamë maksimumin dhe mendoj se bëmë paraqitje dinjitoze. Kam besim te kjo skuadër. Dua t’i falënderoj lojtarët për angazhimin por ky është futbolli. Kemi pritur se do ta kalojmë këtë ekip sepse edhe atje luajtëm mirë në ndeshjen e parë. Edhe këtu filluam mirë”, tha fillimisht Hoxha.

“Kemi bërë më tepër se ata. Kartoni i kuq ndryshoi gjithçka në lojë. Mendoj që sot, gjyqtari ishte me të vërtetë skandaloz. Nuk dua të hyj në atë pjesë por më duket se po na nënvlerësojnë si shtet i vogël. Kjo nuk është në dorën tonë. Por e urojmë kundërshtarin për fitoren”, është shprehur Hoxha.

Related Articles