Ismet Munishi i bashkohet klubit FC Liria

Ismet Munishi i bashkohet klubit FC Liria

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi, iu është bashkuar klubit FC Liria.

Këtë e konfirmuan nga vetë klubi.

“Mirë se vjen, Ismet Munishi!

FC Liria mirëpret trajnerin e ri të ekipit të parë. Munishi është një nga emrat më të njohur të futbollit kosovar”, thuhet në një postim të klubit, ku Munishi shihet duke nënshkruar kontratën.

FC Liria merr pjesë në Ligën e Parë të Kosovës.

Sfidën e parë me këtë klub, Munishi do ta ketë me klubin Tefik Canga.

Ndeshja do të zhvillohet më 15 shkurt, nga ora 13:00.

Për momentin, FC Liria radhitet në vendin e gjashtë, në tabelën e Ligës së Parë.

Related Articles