Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi përmes rrjeteve sociale ka dhënë një mendim rreth skuadrave të Superligës së Kosovës.
Sipas tij, janë dy skuadra që po bëjnë futbollin më të bukur këtë edicion.
“Llapi dhe Malisheva po luajnë futbollin më të mirë për momentin. Shkaku i dëshirës së madhe për t’u promovuar e normalisht edhe organizimi, e kualiteti që kanë”, u shpreh Munishi në rrjetet sociale
Kujtojmë që Llapi është në pozitën e dytë me 43 pikë në Superligë, në rast se fiton nesër ndaj Prishtinës kalon Ballkanin dhe merr kreun.
Kurse, Malisheva është në pozitën e 4-të me 38 pikë, kurse sot mposhti Feronikelin ’74 me rezultatin 2:1.