Ismet Munishit do t’i mungojë njëri prej lojtarëve kryesor ndaj Ballkanit

Ismet Munishit do t’i mungojë njëri prej lojtarëve kryesor ndaj Ballkanit

Prishtina dhe Ballkani do të luajnë të dielën super derbin e xhiros së pestë në Albi Superligë.

Për prishtinasit kjo do të jetë sfida e parë këtë kampionat si vendas, ku presin edhe përkrahjen e madhe të tifozëve “Plisat”.

Por, skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi do të jetë e hendikepuar pa një nga mesfushorët kryesor të ekipit.

Është Kushtrim Gashi që do të mungoj në derbi, dhe kjo jo si shkak i ndonjë lëndimi apo kartonëve.

Në marrëveshjen mes Prishtinës e Ballkanit, kur Gashi u transferua në kryeqytet, është përfshirë edhe një klauzolë që ia ndalon Gashit të luaj katër sfida ndaj Ballkanit.

Related Articles