Istog: Hajnat depërtojnë në një shtëpi, vjedhin dhjetëra mijëra euro

Istog: Hajnat depërtojnë në një shtëpi, vjedhin dhjetëra mijëra euro

Një rast i vjedhjes është raportuar të ketë ndodhur pasditën e sotme, në fshatin Dobrushë të Istogut.

Disa persona të panjohur kanë hyrë me forcë në një shtëpi në këtë fshat, duke bërë dëm të madh financiar.

Burime të IndeksOnline pohojnë se nga shtëpia janë vjedhur afro 80 mijë euro.

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Po, mund të konfirmoj që një rast i vjedhjes ka ndodhur në Dobrushë të Istogut. Njësitet relevante të policisë janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimet e nevojshme që çojnë në zbardhjen e rastit” deklaroi Rugova.

Related Articles