Qeveria heq dorë, Bashkim Jasharit s’do ti vazhdohet mandati, ja kush pritet t’a zë vendin e tij

Qeveria heq dorë, Bashkim Jasharit s’do ti vazhdohet mandati, ja kush pritet t’a zë vendin e tij

Përfundimisht, Bashkim Jasharit nuk do t’i vazhdohet mandati në krye të Forcës së Sigurisë së Kosovës edhe për pesë vjet tjera.

Të mërkurën, Tëvë 1 raportoi se ishte paraparë një nismë për ndryshimin e Ligjit për FSK-në, për t’ia dhënë edhe një mandat Jasharit.

Por të enjten duket që rrethanat kanë ndryshuar. Ekzekutivi nuk do të nis fare iniciativën për ndryshimin e ligjit.

Kështu ka mësuar Tëvë1 përmes burimeve brenda Ministrisë së Mbrojtjes.

Të njëjtat burime kanë treguar po ashtu,se në vend të Jasharit, pritet të emërohet zëvendësi i tij, gjeneral major Enver Cikaqi.

Anëtarja e Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, Ganimete Musliu tha se ide për ndryshime të tilla nuk i shërbejnë ushtrisë së vendit.

Megjithatë, ajo vlerësoi lartë punën e Jasharit për këto pesë vite sa ishte në krye të Forcës.

Idenë për vazhdimin e mandatit të komandantit të FSK-së, po e sheh si të panevojshme, ish-ushtaraku, Esad Qollaku.

“Duhet gjithmonë të rifreskohet, mendimi im, dhe njeriu i cili e kryen një mandate të vetin dhe duhet të falënderohet dhe natyrisht që duhet t’iu lëshojë vend të tjerëve sepse ushtria e Kosovës sa herë që rifreskohet nga një komandant apo një ministër, gjithmonë avancohet edhe më mirë”, vlerëson ai.

Madje, ai thotë se është e dëmshme për ushtrinë që të bëhen ndryshime në ligj për shkak të një individi, pasi dëmet mund të jenë më të mëdha.

Mandati i komandantit, Bashkim Jashari përfundon më 30 nëntor.

Related Articles