Autoritetet italiane të shëndetësisë në Itali kanë raportuar sot 4197 raste të reja nga 249115 testime të kryera.
Sipas të dhënave në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 38 qytetarë si pasojë e virusit. Shkalla e pozitivitetit është 1.7%.
Ka rritje të shtrimeve si në pavijonet e zakonshme (+147) ashtu edhe në terapinë intensive (+17), ndërsa të shëruarit janë 2727.
Rezultatet aktuale pozitive janë 98,775./Gazeta Enigma/