Itali: U kap me mbi një kilogram kokainë në veturë, arrestohet 21 vjeçari shqiptar

Itali: U kap me mbi një kilogram kokainë në veturë, arrestohet 21 vjeçari shqiptar

Një 21 vjeçar shqiptar është arrestuar të mërkurën në Itali.

Atij iu gjet në veturë mbi 1 kilogram kokainë.

Rasti ndodhi në qytetin e Bolonjas.

Shqiptari u ndalua fillimisht nga policia për kontroll rrugor, raportojnë mediat italiane përcjell Klankosova.tv

Atij i është bastisur edhe banesa në zonën Borgo Panigale.

Brenda saj, u gjet edhe një sasi prej 1.6 kilogramë marihuanë.

Related Articles