Italia dhe Libia arrijnë marrëveshje miliarda dollarëshe për gaz

Italia dhe Libia arrijnë marrëveshje miliarda dollarëshe për gaz

Kompania shtetërore e energjisë në Itali, ENI, ka nënshkruar një marrëveshje prej 8 miliardë dollarësh me Korporatën Kombëtare të Naftës së Libisë për të zhvilluar dy fusha libiane të gazit në det të hapur, teksa vendet evropiane kërkojnë të shkurtojnë varësinë e tyre nga energjia ruse.

ENI do të ndihmojë në zhvillimin e tyre, ndërsa prodhimi pritet të fillojë në vitin 2026, tha kompania më 28 janar.

ENI vlerësoi se fushat mund të prodhojnë rreth 7.5 miliardë metra kub gaz në vit ose më shumë se dy të tretat e sasisë që importoi Italia nga Rusia vitin e kaluar.

Shtetet evropiane kanë nxituar të blejnë gaz natyror nga burime jo ruse, duke përfshirë Afrikën e Veriut, pas pushtimit të Kievit nga Moska në shkurt të vitit 2022.

Italia ka qenë konsumatori i dytë më i madh i gazit rus në Evropë, pas Gjermanisë.

Njoftimi i kompanisë ENI erdhi teksa kryeministrja italiane Giorgia Meloni, vizitoi Afrikën e Veriut të pasur me energji.

Related Articles