Italia dhe Mali i Zi nuk kanë lejuar befasi në nismë të Botërorit të basketbollit. Të premten në Bulacan të Filipineve, Italia fitoi ndaj Angolës me rezultat 81:67. Ndeshja i takoi Grupit A. Shkëputjen e madhe italianët e bënë vetëm në çerekun e katërt, të cilin e fituan 20:10.
Childe Dundao ishte më i miri tek Angola me 19 pikë. Italinë drejt fitores e udhëhoqi Simone Fontecchio me 19 pikë e pesë kërcime.
NëFilipine luajti edhe Mali i Zi që fitoi ndaj Meksikës me rezultat 91:71.
Nikola Vuçeviq shkëlqeu me 27 pikë e dhjetë kërcime.
Fabian Jaimes u dallua te Meksika me 12 pikë e tetë kërcime.
Letonia fitoi ndaj Libanit me rezultat 109:70.