Italia do të lehtësojë kufizimet për të gjithë vizitorët nga Bashkimi Evropian nga 1 shkurti, njoftoi Ministria italiane e Shëndetësisë.
Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza nënshkroi një vendim sipas të cilit pasagjerëve të BE-së do t’u duhet vetëm një certifikatë jeshile për të hyrë në Itali, pra një dokument që tregon nëse pasagjerët kanë marrë vaksinën e koronavirusit, kanë kaluar Covid 19 apo kanë një test negativ.
Më 14 dhjetor, Italia prezantoi një rregull që të gjithë vizitorët nga Bashkimi Evropian duhet të kenë një test negativ për koronavirusin për shkak të përhapjes së llojit omicron.