Italia ka thyer rekordin e 30 ndeshjeve pa humbje të vendosur gjatë viteve 1930.
Italia ka triumfuar pas vazhdimeve ndaj Austrisë mbrëmë, dhe theu kështu rekordin e tyre prej 30 ndeshjeve pa humbje, duke e çuar në 31 nën urdhërat e Mancinit. Me këtë fitore ata thyen rekordin e 30 ndeshjeve pa humbje të vendosur në vitet 1930 nga Vittorio Pozzo.
Italia atëbotë nuk kishte pësuar humbje nga Nëntori i vitit 1935 deri në Korrik të vitit 1939. Kombëtarja italiane nuk është mposhtur nga asnjë ekip që nga 10 Shtatori i vitit 2018 nga Portugalia.
Gjatë kësaj periudhe Italia ka fituar 26 ndeshje dhe ka barazuar 5, kurse para takimit me Austrinë kishin 10 ndeshje që nuk kishin pësuar gol.