Një shtetas italian është gjetur pa shenja jete në dhomën e një hoteli në Kamzë mëngjesin e së mërkurës.
Mësohet se 71-vjeçari me iniciale A.S., është gjetur nga shërbyesit e hotelit.
Nga vëzhgimi paraprak nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet për arrest kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Gazeta “Enigma”/