Policia ka njoftuar për arrestimin e një personi në Vushtrri i cili dyshohet për falsifikim të parave.
“Me datën 18.10.2023 nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor Vushtrri është ndaluar personi A.D., m/k (viti i lindjes 1990), mbi bazën e dyshimit për kryerjen e veprës ‘Falsifikim i parasë’”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale Mitrovicë, ka vijuar me trajtimin e rastit, ku në çantën e të dyshuarit janë hasur në total 466 (katërqind e gjashtëdhjetë e gjashtë Euro) të dyshuara për falsifikim me ndarje si në vijim: 11 kartëmonedha me vlerë 20 Euro, 108 monedha metalike me vlerë 2 Euro, 20 monedha me vlerë 1 Euro dhe 20 me vlerë 0,50 Euro.
“I dyshuari është shoqëruar dhe është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës, dhe i njëjti me vendim të prokurorit kujdestar është ndaluar për 48 orë”, njofton Policia.