Një duel në ajër ia humbi vetëdijen.
Futbollistit të kategorisë së juniorëve të klubit Liria, Erand Bacaliu, iu rrotullua edhe gjuha gjatë ndeshjes me Istogun.
Por, falë ndërhyrjes së dy fizioterapeutëve të klubit prizrenas arrihet që mrekullisht t’i shpëtohet jeta.
Klubi bën thirrje që asnjë ndeshje të mos zhvillohet pa mjek.
Njoftimi i plotë i klubit Liria:
Sot, në Prizren në stadiumin “Përparim Thaçi” gjatë ndeshjes së juniorëve;
LIRIA – ISTOGU në një duel në ajër lëndohet rëndë lojtari i juniorëve të Lirisë, Erand Bacaliu i cili humb vetëdijen e me ç’rast i rrotullohet edhe gjuha, por me intervenimin e shpejtë të dy fizioterapistëve tanë Esmer Berishës dhe Masar Shalës, arritëm ta evitojmë më të keqen. I falenderojmë të dy heronjtë tanë nga zemra për profesionalizmin e treguar sot.
Ky moment i trishtë është një mesazh alarmues për të gjitha klubet tona se pa mjek dhe pa fizioterapistë kurrsesi nuk bën të zhvillohen ndeshjet në asnjë kategori.
Ky rast eshtë mesazh i qartë për organet kompetente se në ketë aspekt duhet të jenë maksimalisht rigoroz sepse jeta e të rinjve është më e shtrenjtë se gjithçka tjetër.
Erandit i dëshirojmë shëndet.