Izmaku: Kuvendit i duhet figura e Limajt, kemi frymë pozitive me LVV-në

Izmaku: Kuvendit i duhet figura e Limajt, kemi frymë pozitive me LVV-në

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka thënë se ka bisedime me frymë pozitive mes kësaj partie dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Shkurt, para mediave në oborrin e Kuvendit të Kosovës, ajo deklaroi se ka bisedime me frymë pozitive dhe konstruktivitet nga të dy palët, por ende nuk ka vendim të ri.

“Takim të ri nuk mundem me thënë zyrtarisht se ka, nuk ka qëndrim të ri. Nisma konsideron që Kuvendit në këto momente i duhet figura e z.Limaj. Një figurë që kish me sjellë konsensus. Jemi në ato qëndrime, mundem me thënë që ka bisedime me frymë pozitive, ka konstruktivitet nga të dy palët, por nuk ka vendimmarrje të re, nuk besoj që ka pasë takim të ri mbrëmë” – ka thënë Izmaku.

Ndryshe, për pak pritet të vazhdojë për herë të 24-të seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

As sot, nuk pritet që të ketë ndonjë zhvillim të ri.

Related Articles