Antony Blinken, sekretari amerikan i Shtetit, para pak ditësh ka vizituar Izraelin dhe ka takuar zyrtarë të lartë të këtij shteti përfshirë edhe kryeministrin Benjamin Netanyahu.
Kjo në përpjekje për të arritur një marrëveshje mes Izraelit dhe Palestinës.
Blinken nga atje ka thënë se Izraeli ka rënë dakord për tërheqjen e trupave të tyre nga Gaza.
Sipas Blinkenit, kjo u arrit në propozimin e fundit të ndërmjetësuesve për t’iu afruar një marrëveshjeje armëpushimi me Hamasin, pavarësisht komenteve të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.
“Marrëveshja është shumë e qartë për orarin dhe vendndodhjet e tërheqjes së IDF nga Gaza, dhe Izraeli ka rënë dakord për këtë”, tha Blinken, shkruan CNN, përcjellë Gazeta Enigma.
Marrëveshja e armëpushimit është e struktruar në tri faza dhe përfundimisht do të përfshijë tërheqjen e plotë të IDF-it nga Gaza. /Gazeta Enigma